Ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Vjola Sterjo, e cila u arrestua për mashtrim në 27 dhjetor, është liruar nga burgu.
Kërkesa e zëvendësimit të masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” është pranuar nga Gjykata e shkallës së parë të Korçës.
Seanca është mbajtur pa prezencën e Sterjos, ndërsa gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur, 7 dhe 10 vjeç.
Vjola Sterjo u arrestua për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”, pas denoncimit dhe hetimit disa mujor të prokurorisë, e cila dokumentoi se Sterjo kishte mashtruar disa biznesmenë në Korçë dhe Pogradec, duke iu marrë shuma të mëdha parash që fillonin nga 50 mijë euro deri në 160 mijë euro, duke iu premtuar që do t’iu siguronte subvencione nga AZHBR.