Nëse e keni kaluar një ditë të bukur në plazh dhe tani jeni duke kërkuar për mënyrat e ripërtëritjes së flokëve tuaj, atëherë për hidratimin dhe mbrojtjen nga dielli, ekziston një maskë shtëpie, e lehtë për t’u përgatitur dhe mjaft efektive.
Sepse flokët janë gjatë gjithë kohës të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm mjedisore dhe kjo i bën ata më delikate, sidomos në verë, kanë nevojë për mbrojtje nga dielli dhe hidratim.
Për maskën e flokëve kundër diellit na duhen vetëm dy përbërës: Qumësht kokosi dhe 1 avokado.
-1 avokado e pjekur
-1 filxhan qumësht kokosi
Udhëzimet e përgatitjes për maskën e flokëve kundër diellit:
E qërojmë avokadon dhe heqim farën. E bëjmë pelte, shtojmë qumështin e kokosit dhe e përziejmë mirë. Maska e flokëve kundër diellit është gati për t’u përdorur. Përhapeni maskën mbi gjatësinë e flokëve dhe lidheni atë në forme koce. Nëse duam, mund t’i mbyllim ato me një letër alumini, për shkak të nxehtësisë që shkaktojnë, ushqyesit e avokados dhe kokosit do të depërtojnë thellë në flokë. Lëreni në flokë, për rreth 15 minuta dhe pastaj lajini butësisht me shampo.
Përfitimet e avokados për flokët:
-Ai është i pasur me yndyra të mira, kalium, vitamina B, vitaminë E dhe vitamina K.
-Avokado, është një filtër natyral ndaj diellit dhe mbron flokët nga rrezet e të dëmshme te tij.
-Ushqen rrënjët e flokëve dhe kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin e flokëve të reja.
-Rindërton flokët e brishtë, duke pasuruar atë me lende ushqyesve të saj.
Përfitimet e qumështit të kokosit për flokët tona:
-Përmban vitaminë E, e cila rrit shëndetin e flokëve.
-Hidraton dhe ushqen flokët dhe lëkurën e kokës.
-Stimulon rritjen e flokëve të reja.
-Ndihmon në kontrollin e zbokthit dhe lehtëson kruajtjen në lëkurën e kokës.
Ju mund ta vendosni atë në flokët tuaj para plazhit për 20 minuta, por dhe në flokë të lagur. Lidhini bisht dhe pastaj hyni ne det.