Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Maska, kamera, municion luftarak në makinë, forcat ”Shqiponja” arrestojnë të riun në Krujë

12:24 / March 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kruje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 26-vjeçar në Krujë është arrestuar nga forcat ”Shqiponja”, të cilit pas kontrolleve në mjet i janë gjetur 3,000 fara kanabisi, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë. Sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Seeds”. Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Sekuestrohen rreth 3000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas që transportonte fara kanabisi dhe posedonte sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. D., 26 vjeç, banues në Krujë. Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 3000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kruje Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.