Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë Mat u raportuan dëmet e shkaktuara nga kushtet e pafavorshme atmosferike të ditëve të fundit.
Kryebashkiaku Altin Bojni dhe drejtori i Emergjencave Civile, Nezir Sinani, theksuan se situata ka qenë problematike në disa zona, por pa pasoja në njerëz. Sipas raportimeve nga njësitë administrative, dëmet kryesore lidhen me rrëshqitje dhe shembje rrugësh, përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, si dhe probleme në rrjetin elektrik dhe objektet shkollore.
Qyteti i Burrelit, Ulëza, Bazi, Komsia, Lisi, Macukulli, Derjani dhe Rukaj janë ndër zonat më të prekura. Rezervuarët janë mbajtur nën monitorim dhe rezultojnë në kuota normale.
Drejtuesit vendorë dhe institucionet përgjegjëse janë angazhuar për vlerësimin, dokumentimin dhe ndërhyrjen për riparimin e dëmeve.
