Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mat: Arrestohen dy shtetas, u bllokohen 15 metër kub lëndë drusore

14:45 / January 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
271384067 321080219752199 8641187307101256647 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore se dy shtetas kryenin prerje të pyjeve në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur ‘Linos-Guri i Bardhë”, pjesë e zonës së mbrojtur me ligj, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur në flagrancë shtetasin I. B., duke transportuar me kamion 8m³, lëndë drusore, i cili sapo ka parë policinë ka braktisur mjetin dhe në tentativë për tu larguar është kapur nga shërbimet e policisë. Dhe shtetasin Xh. M., duke transportuar me kamion 7m³, lëndë drusore.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këto dy shtetas janë autorët e dyshuar të prerjes së një parcele me lëndë drusore në mënyrë të çrregullt në zonën e mbrojtur në ‘Linos, Guri i Bardhë’. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete tip kamion, lënda drusore e prerë dhe mjete pune që shërbenin për prerjen e lëndës drusore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Klos, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. B., 36 vjeç; dhe Xh. M., 57 vjeç, për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”. Materialet i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

arrestohen lende drusore mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.