Banorët e lagjes “Kumia e Tullave” në fshatin Zallë Shoshaj, njësia administrative Komsi, në Bashkinë e Matit akuzojnë Autoritetin Rrugor për gjendjen e urës ku sot ndodhi një ngjarje e rëndë.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një vajzë 25 vjeçare ra nga ura në greminë, në rrethana ende të paqarta. Nuk dihet në se atë e “tërhoqi” karroca që mbante në duar ose ndonjë mjet e “shtyu apo e frikësoi” të aksidentohej.
Sipas banorëve një vit më parë u krye një investim i rëndësishëm në rrugën nacionale Burrel-Klos. U asfaltua 18 km rrugë, u hapën kanale ansore, u ndërhy në veprat e artit, por në “urën e vdekjes”, siç e kanë atiketuar banorët e këtushëm nuk u investua asgjë.
Ura është njëkalimshme, ndodhet në një kthesë të padukshme dhe të vështirë, nuk ka parmakë mbrojtës, nuk ka “rrugë” për lëvizjen e udhëtarëve. /tirananews.al/