Reshjet e shumta të shiut, kryesisht në formë rrebeshi, kanë dëmtuar një natë më parë shumë nga rrugët rurale në bashkinë e Matit.
Janë mbi 400 kilometra rrugë rurale që mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme nga pushteti lokal dhe kërkojnë kujdes herë pas here.
Edhe gjatë ditës së sotme është kryer një punë e madhe për riparimin e shumicës së rrugëve që pësuan dëmtime.
Kryebashkiaku Agron Malaj tha se: “Reshjet e dendura të shiut të mbrëmjes së djeshme na kanë sjellë shumë problematika në rrugët rurale të fshatrave. Gjatë gjithë ditës së sotme ekipet tona po punojnë për riparimin e tyre.”


