Këshilli Bashkiak Mat vendosi sot me vota unanime të dhurojë truall për dy xhami në Burrel e Komsi.
Xhamia Burrel është rindërtuar që në vitin 1993, por nuk dispononte dokumenta pronësie të truallit, ndërkohë ajo e Komsisë është ende në proçes ndërtimi.
Myftinia Mat nëpërmjet një dokumenti faktoi se dispononte çertifikatë pronësie për objektin e ndërtuar në Parkun “Nëna Mbretëreshë”, sakaq kërkoi edhe dhënien në pronësi të truallit ku ndodhet objekti ekzitues dhe ku mund të ndërtohet një xhami tjetër, më bashkëkohore.
Këshilli bashkiak vendosi t’u dhurojë dy xhamive nga 600 m2 tokë, në mënyrë që besimtarët myslimanë të ushtrojnë aktivitetin e tyre fetar në kushte normale. /tirananews.al/