Pas dëgjesave publike në tetë Njësitë Administrative, të zhvilluara nga kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj dhe administrata lokale, paketa fiskale u shqyrtua sot nga Këshilli Bashkiak.
Paketa është përgatitur nga drejtoritë dhe sektorët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë bashki, duke mbajtur në konsideratë zbatimin e ligjeve, vendimeve dhe udhëzimeve dhe duke patur vazhdimisht në vëmendje interesin e qytetarëve.
Zyrtarë të Bashkisë Mat u shprehën se të gjitha taksat dhe tarifat vendore janë më të ulëta se sa vitet e mëparshme. E vetmja tarifë që ka ndryshuar këtë vit është ajo e pastrimit, për banorët e Njësisë Administrative Burrel, për kryefamiljarët e punësuar.
Këshilltarët dhanë mendimet e tyre në lidhje me paketën e re fiskale të vitit 2022 dhe pastaj e miratuan atë siç ishte paraqitur nga kryebashkiaku dhe vartësit e tij.