Vijon me intensitet puna për dezinfektimin e gjithçkaje në qytetin e Burrelit. Specialistë të Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake janë porositur nga drejtuesit lokal të dezinfektojnë jo vetëm çerdhet, shkollat, kopshtet, institucionet, por edhe rrugët e qytetit, madje jo vetëm rrugët kryesore.
Po ashtu sot ndryshe nga dita e djeshme qytetarët u janë bindur thirrjeve të autoriteteve qëndrore dhe lokale për të qëndruar në shtëpi. Numri i atyre që frekuentonin lokalet sot ka qenë i pakët.
Sakaq specialistët e shëndetësisë në çdo fshat e qytet po evidentojnë personat e kthyer ditët e fundit nga Italia. Madje kanë kërkuar atyre që të vetizolohen dhe në rast se do të kenë probleme të telefonojnë në nr.127. Në rastet kur personat nuk binden për të qëndruar në banesë është kërkuar ndihma e Policisë për t’i “bindur” ato të vetkarantinohen. /tirananews.al/