Një vatër zjarri në masivin pyjor të Pujkës, Njësia Administrative Rukaj, në bashkinë e Matit, ka angazhuar forca e mjete të shumta për shuarjen e tij.
Rreth orës 17.00 administratori i kësaj njësie Ermal Sena ka konstatuar zjarrin dhe ka kërkuar ndihmën e Shtabit të Emergjencave Civile, zjarrëfikësve, Policisë, sektorit të pyjeve dhe banorëve të zonës.
Në kohë reale kanë mbërritur në vendin e ngjarjes zjarrëfiksësit e Burrelit, drejtuesit dhe specialistët e drejtorisë së bujqësisë, zyrtarët e njësisë administrative si dhe banorë të Urakës. Eshtë punuar për disa orë për shuarjen e flakëve që kishin përfshirë pyjet me dushqe.
Mësohet se flakët kanë përshkruar afro një hektarë pyje dhe mendohet se ai ka qenë i qëllimshëm dhe policisë i duhet të hetojë për zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve.
