Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mat: Mali i Dejës, një emër i bukur, sfidues dhe i pakonkurueshëm (Foto)

21:11 / July 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Deja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka një lartësi prej 2246 m (maja e Dejës). Vendoset midis pellgut të Burrelit në perëndim dhe atij të Drinit në lindje. Është një majë dominante e peizazhit që nga Dibra, Mati, Mirdita e Puka. Mali ka një shtrirje gjatësore sipas drejtimit veri-jug. Shpati perëndimor bie butë mbi pllajën karstike të Macukllit, kurse ai lindor bie thikë në drejtim të Mbasdejës. Mali ka shumë gropa të thella karstike ku bora nuk shkrin asnjëherë.

Në jugperëndim të Dejës gjendet vendi i kishës së Shën Trinisë, ku është zbuluar dokumenti më i vjetër i shkruar në gjuhën shqipe – formula e pagëzimit (8 Nëntor 1462).

deja5

Në juglindje të Dejës gjendet kalaja e Skënderbeut (Stelushit) dhe Varoshi- qyteti në kohën kur kalaja ishte funksionale.

Mali i Dejës ka fare pak mundësi kalimi nga lindja në perëndim të tij dhe anasjelltas. Nga ana perëndimore mali arrihet nga çdo pikë, ndërsa nga ana lindore është thuajse i pakalueshëm. I vetmi vend i përshtatshëm për të bërë kalimin është “Shkalla e Deshëve” – vendi i luftës epike të popullit të Macukllit dhe zonave përreth ndaj pushtuesve shkiej (1912).

Macuklli, fshati i vendosur në fundin e shpatit perëndimor të malit, është një ndër fshatrat më të mirë të Shqipërisë, sa i përket traditave, arkitekturës së kullave prej guri e mbi të gjitha mikpritjes.

deja4

Për çdo alpinist, të apasionuar pas ngjitjeve malore dhe natyrës, Deja përbën një vend ideal për të përmbushur dëshirën dhe ambicjet.

Deja jo vetëm që është mali me emrin më të bukur që kemi, por është edhe një sfidues i pakonkurueshëm.

Fotot janë nga ana lindore e malit të Dejës, andej nga ku thuajse fare pak persona kanë mundësinë ta shohin.

deja3

Mali i Dejës është pjesë e Parkut Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës.”    /Abdulla Diku/

bukur mali i dejes sfidues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.