Banorët e fshatit Plani i Bardhë në Bashkinë e Klosit kanë përjetuar një natë mjaft të vështirë, ndoshta orët më dramatike që kur ato janë vendosur këtu.
Zjarret që u përhapet në orët e pasdites së djeshme “rrethuan” fshatit nga të gjitha drejtimet, duke krijuar një situatë të pazakontë.
E tillë ishte nata e fundit edhe për Prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, kryetaren e bashkisë Klos, Valbona Kola, zjarrëfiksit e Qarkut Dibër, efektivët e Policisë së Shtetit, strukturat e emergjencave civile dhe banorët e zonës.
Kryefjala e autoriteteve shtetërore ishte të mos kishte viktima në njerëz, ndërkohë e rëndësishme ishte të shpëtoheshin banesat e këtij fshati në dy anët e Rrugës së Arbërit.
Fatmirësisht falë angazhimit të të gjithë faktorëve nuk pati viktima dhe dëme serioze në fshat, ndërkohë që pishat dhe drurët e tjerë në afërsi të Qafë Buallit u dogjën totalisht. Zjarret vazhdojnë në pyjet afër Majës së Lepurit dhe masive të tjerë të Bulqizës.
