Sot pasdite zjarrëfikësit dhe punonjësit e Bashkisë Mat kanë shuar një zjarr masiv në fshatin Zallë-Shoshaj, njësia administrative Komsi.
Dhjetra punonjës të emergjencave civile, dy zjarrëfikse dhe një bot uji ndalën flakët që do të digjnin dhjetra banesa, të cilat ndodheshin shumë afër njëra-tjetrës.
Në aksion u përfshinë edhe banorë të zonës.
Zyrtarë të Bashkisë Mat u bënë thirrje strukturave të shtetit të zbulojnë dhe arrestojnë zjarrvënësit, pasi po shkaktojnë dëme dhe panik te qytetarët.