Me 19 qershor 2019 punonjës të administratës së Bashkive Mat e Klos sulmuan fizikisht KZAZ nr.16 e 17 në rrethin e Matit. Disa prej tyre depërtuan brenda mjediseve të Pallatit të Sportit Burrel dhe Bibliotekës Klos dhe shkatërruan metarialet zgjedhore.
Brenda pak orëve Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndaluan disa persona, ndërkohë Prokuroria shpalli në kërkim dhjetra të tjerë. Pas tri ditësh dy persona u mbajtën në arrest për 30 ditë, ndërsa të tjerët u liruan.
Personat e tjerë të dhunshëm, të shpallur në kërkim, u rishfaqën para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve, por nuk janë ndaluar ende nga Policia. Ata janë parë në rrugët e qyteteve, duke sfiduar kështu organet ligjzbatuese. /tirananews.al/