Një 47 vjeçar me inicialet Sh.D, banues në fshatin Karicë, njësia administrative Baz ka tentuar të vetdigjet në banesën e tij. Kanë qenë fqinjët që e parë zjarr nga dritaret e shtëpisë dhe kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes. Kur kanë hyrë brenda kanë parë komshiun në gjendje kritike, pasi kishte pësuar djegje të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit. Është dërguar me shpejtësi në spitalin “Xhavit Mara” Burrel. Mjekët e Matit janë detyruar të kërkojnë dërgimin e pacientit drejt Tiranës për një kurim më të specializuar.
Informacion paraprak i Policisë Mat
Rreth orës 21.00, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Karicë, bashkia Mat, shtetasi Sh.D, në banesën e tij dyshohet se në kushte depresioni ka tentuar të vetëdigjet, i cili është transportuar në gjendje të rëndë në Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimi për zbardhjen e ngjarjes.