Në rrethin e Matit vijon puna për trajnimin e të gjithë mjekëve dhe infermierëve në 12 qendrat shëndetësore të rrethit.
Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat Edmond Kalthi tha se po bëhet kujdes i veçantë në të gjithë territorin për të minimizuar dëmet që mund të shkaktojë Covid 19. Ai shtoi se në këtë rreth ende nuk ka persona të prekur nga ky virus, por NJVKSH po trajnon çdo ditë personelin për të përballuar çdo situatë.
Sipas Kalthit po i kushtohet vëmendje trajnimit në lidhje me: “Informimin e rrugëve të përhapjes së COVID-19, masat paraprake që duhen ndërmarrë për të qenë të sigurtë, njohjen e shenjave klinike të të prekurve me COVID-19, menaxhimin përpara të rasteve dhe ndjekjen e kontakteve në rast infektimi.” /tirananews.al/