Banorë të fshatit Gjoçaj në rrethin e Matit kanë zbuluar sot varreza të moçme në afërsi të fshatit të tyre, pak kilometra në jug-lindje të tij.
“Kemi parë dy varreza që banorët e moshuar të fshatit nuk i mbajnë mend dhe nuk kanë treguar as gojëdhëna në lidhje me to. Kafshë të egra kanë bërë që disa eshtra të dalin nga këto varreza ndërsa kafkat dallohen brenda tyre. Dallohen sakaq gurë të petëzuar që kanë ngritur këto varre. Duhen të jenë shumë të hershëm”, tregojnë banorët e fshatit të largët.
Ata kanë kërkuar ndihmën e Institututit të Arkeologjisë dhe strukturave të tjera për të zbuluar të vërtetën e varrezave të veçanta.