Një vatër zjarri është shfaqur në pyjet e fshatit Baz, në Bashkinë e Matit. Zjarrfikësja dhe banorë të zonës kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë mundësuar shuarjen e tij. Drejtues të Njësisë Administrative shprehen se kanë dyshime se ky zjarr ka qenë i qëllimshëm dhe Policia duhet të nisë menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes kriminale. Ditët e fundit në territorin e Bashkisë Mat janë evidentuar edhe vatra të tjera zjarri.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment