Zallë Gjoçaj dhe Shkopeti, dy masive pyjore që janë vlerësuar si Zona të Mbrojtura janë ende nën “pushtetin” e zjarreve që kanë nisur prej disa ditësh.
Edhe sot vatrat e zjarrit kanë qenë aktive dhe forcat e mjetet e bashkisë Mat dhe të ushtrisë e kanë patur të pamundur t’i shuajnë ato. Veç dëmit të madh ekonomik tymi i këtyre zjarreve u përhap në mesditë në të gjithë territorin e Matit.
Helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë ndërhyrë në Shkopet dhe Zallë Gjoçaj, por deri në orët e mbrëmjes zjarret e kanë zgjeruar “hartën” e tyre, duke dalë thuajse jashtë kontrollit.
Shqetësimi vjen në rritje kur mendon se pikërisht këty dy Zona të Mbrojtura po dëmtohen rëndë nga zjarret e ditëve të fundit.
