Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mati i Rilindur nën drejtimin e kryebashkiakut Agron Malaj

20:05 / December 30, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
322309077 5486725178103126 2328582551788861380 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Hasan Pasha

Mati në tri vitet e fundit ka ndryshuar rrënjësisht. Është investuar në sektorë jetikë, ujësjellësa, rrugë, qendra urbane, sistemin ujitës, shkolla, çerdhe, kopshte, trotuare, sheshe etj.

Eshtë meritë e kryetarit të bashkisë Mat Agron Malaj për ndryshimet e mëdha që janë realizuar në këtë trevë. Hartimi i projekteve, këmbëngulja pranë dikastereve, bashkëpunimi me donatorë të ndryshëm kanë përmirësuar ndjeshëm jetesën e banorëve.

1212

Ditët e fundit Malaj ka uruar çdo matjanë për festat e fundvitit dhe ka njohur çdo familje me investimet e kryera në bashkinë e Matit gjatë viteve 2020-2022.

Në krye të fletë-palosjes Agron Malaj sjellë në vëmendje të matjanëve thënien e të madhit Dritëro Agolli: “Kombi shqiptar fillon nga Mati”.

1321927411 980119379627850 7522511138336074476 n

Duke renditur investimet e kryera në vitin e parë të mandatit qeverisës kryebashkiaku citon: riparimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve ujitëse, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza në bllokun Nr.1 dhe Nr.2, Lagja “Drita” dhe Lagjen e Re, rehabilitimin e konviktit Burrel, ndërtimin e disa çezmave publike në fshatra të ndryshëm të Matit, rehabilitimin e digës së ujëmbledhësit të Shoshajve, ndërtimin e ujësjellësit të 18 fshatrave, ndërtimin e fushës sportive në shkollën “28 Nëntori” Burrel, riveshja me asfaltobeton të rrugëve të qytetit Burrel, rehabilitimi i sinjalistikës rrugore në qytet, ndërtimi i rrjetit të brendshëm të qytetit Burrel.

2020 2

Gjatë vitit 2021 kanë vijuar investimet në çdo pjesë të territorit të bashkisë Mat, me të njëjtin intensitet si gjatë vitit 2020. Si më të rëndësishmet përmenden:

  1. Ndërtimi i aneksit të stadiumit Burrel
  2. Rehabilitimi i rrugëve të fshatrave
  3. Studim projektim i rrjetit të kanalizimeve në zonat periferike të qytetit
  4. Rikualifikim urban i sheshit “Kastriotët” dhe fasadave në Njësive Administrative Lis dhe Komsi
  5. Ndërtim sifoni në fshatin Drita-Karicë, Baz
  6. Ndërtimi i çezmave të reja publike
  7. Rikonstruksioni i godinave në pronësi të bashkisë për strehim social
  8. Rikonstruksioni i qendrës shëndetësore Lis dhe ambulancave Zenisht e Mallunxë
  9. Rikonstruksioni i rrugëve lidhëse
  10. Rikonstruksioni i mjediseve të brendëshme të konviktit

Investime të rëndësishme janë realizuar sakaq gjatë këtij viti. Duhen veçuar: Rikonstruksioni i plotë i gjimnazit “28 Nëntori” Burrel; Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9 vjeçare “Mustafa Gjestila” Burrel; Rikonstruksioni i rrugës dhe sheshit të varrezave të dëshmorëve Mat; Rikonstruksioni i sheshit “Ahmet Zogu”, Unaza e vogël dhe Rikonstruksioni i bllokut nr.1 Lagja “Drita”, te Urgjenca; Ndërtimi i linjës së ujësjellësit depo Lis-Burrel; Ndërtimi i ujësjellësit që furnizon me ujë 18 fshatra të Njësive Administrative Derjan, Rukaj, Macukull dhe qytetin e Burrelit (Loti III-të); Info Point dhe markimi i shtigjeve turistike me tabela; Rivalitizimi i blloqeve të pallateve.

1 322121352 6455363381159345 7868329138733405904 n

Bashkia Mat ka lobuar dhe ka realizuar investime të dobishme me donatorët e huaj. Falë këtij bashkëpunimi është mundësuar:

  1. Ndërtimi i kopshtit të fshatit Frankth
  2. Ndërtimi i shkollës në Frankth
  3. Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat
  4. Ndrëtimi i një kalçeto multifuknsionale në shkollën “28 Nëntori” Burrel
  5. Hapja e Qendrës së Kurseve Profesionale Burrel
  6. Ndërtimi i dy kalçetove të reja
  7. Rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore Lis dhe ambulancave Zenisht e Mallunxë
  8. Shërbime për personat me aftësi të kufizuara
  9. Blerje makineri teknologjike
  10. Rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës, hapja e Qendrës së Inovacionit
  11. Rikonstruksioni i kopshteve Nr.1 e Nr.2 në Burrel
  12. Rehabilitimi i një kalçetoje në Komsi
  13. Bazë materiale për shkollat e qytetit
  14. Siguria publike (ndriçim tek banesat sociale)
  15. Hapja e 40 puseve në institucionet publike
  16. Rikonstruksioni i ish hotelit të UFK-së
  17. Ndërtimi i Pallatit social tek ish SMT
  18. Ndërtimi i repartit të zjarrëfikëses Burrel
donatoret 1

Edhe gjatë vitit 2023 pritet të ketë investime të rëndësishme në Bashkinë e Matit. Sipas kryetarit të bashkisë Agron Malaj prioritetet kryesore do të jenë: Riasfaltimi i të gjitha rrugëve të qytetit Burrelit pas përfundimit të punimeve në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit, Rikonstruksioni i unazës së poshtme të qytetit, Sistemimi i ujërave të zeza të qytetit dhe ndërtimi i impiantit të pastrimit, Asfaltimi i rrugës prapa Muzeut Mat, Asfaltimi i rrugës në lagjen e Re, Asfaltimi i rrugës varrezat publike Burrel-Batër e Vogël, Rikonstruksioni i Tregut Industrial, Rikonstruksioni i Tregut Frigoriferik, Ndërtimi i pikës së grumbullimit të bimëve medicinale, Ndërtimi i pikës së grumbullimit të prodhimeve bujqësore dhe blektorale, Ndërtimi i tregut të gjësë së gjallë, Vendosja e figurave historike të Matit në hapësirat publike, Rikonstruksioni i Bibliotekës Burrel, Rikonstruksioni i Muzeut Historik Mat, Ndërtimi i Qendrës Rinore Burrel, Ndërtimi i një tjetër qendra për të moshuarit, Ndërtimi i Galerisë së Arteve.

00 Burreli 1

Në fund të fletë-palosjes nuk mungon urimi i kryebashkiakut Malaj për qytetarët e Matit:

“Ju uroj shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja! Le të jetë ky vit i ri plot suksese në rrugëtimin tuaj personal dhe profesional. Së bashku shpresojmë të japim më të mirën nga vetja, në rrugën drejt progresit”.

Agron Malaj mati rilindur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.