Matjanët kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2022-2023. Administratori i Klubit të Futbollit Mirjan Lleshaj shprehet se këtë vit përgatitjet kanë nisur më herët, duke synuar paraqitjen dinjitoze të ekipit në kampionatin e Kategorisë së Parë.
Në krye të stafit teknik është caktuar trajneri me përvojë të gjatë Baftjar Panavija, ndërkohë që pranë tij do të jenë Renato Hoti e Sajmir Dika, dy ish futbollistë dhe trajnerë të skuadrave matjane të futbollit.
Sipas Lleshajt Burreli do të përballet në këtë kampionat me skuadra të njohura si Skënderbeu, Dinamo, Tomori, Flamurtari, Lushnja, etj.