Poeti, shkrimtari dhe këshilltari i Matit, Qemal Cenaj, sjellë për publikun ritet e rralla të matjanëve në Ditën e Verës:
1.Fshehja e mjeteve të punë-dorëve, për tre ditë.
2. Fshehja e mjeteve prerëse; sëpata kosore, gërshërë.
3. Gjithë sendet që mund të përbënin rrezik për dëmtime.
shoqërimi me thirrje e lutje:
– Ti mbyllim gojën e ujkut, gjarpërit, hutinit, qenit të tërbuar dhe gjithë
gjërave të këqija që mund t’u dalin njerëzve përpara.
-Ruajna zot prej të këqijave ! Ruajna dhe prej njerëzve të liq,
mos ia nxirrë kujt përpara.Të keqin mos ia ban bashkëudhëtarë të drejtit.
-Falna Zot për cdo gjë, me pavetëdijen tonë, e ne të falemi ty për të gjitha
rrugët që na ke ndërtuar ne.
– “Daulinë e verës, marrsh të këqijat e kresë”- Ishte ky shoqërimi
për tre net, që fëmijtë disi të rritur, i hidhnin të ndezura duke i sjellë
sipër kokës, shoqëruar me zë që ushtonte nga fshati në fshat e në periferi të
qyteteve.
-Dita Verë, shoqërohej edhe me një drekë e zaire të ndryshme.
-Ishte një nga ato ditë të gëzueshme që sillte dashuri tek njerëzit, nisjen e
mbarë të punëve, ku çdo njeri merrte një angazhim, jo me mendjen
“hava”…!