Derbi i Qarkut Dibër, Burreli-Korabi u luajt sot pasdite në stadiumin “Liri Ballabani”, në kushte të vështira, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe terrenit rrëshqitës që u krijua në fushën e blertë.
Ndeshja u prit me mjaft interesim nga të dyja skuadrat, madje në prag të përballjes nuk munguan deklaratat për fitore. Matjanët “kërkuan” pak orë para ndeshjes “ndihmën” e Zotit dhe fat, ndërsa dibranët u “betuan” se kanë ekip të fortë dhe nuk do ta diskutonin fitoren.
Vendasit që në fillim tregohen superiorë, duke shënuar një gol të bukur në minutat e para. Pas disa “predhave” i fundit e gjuan topin Toma dhe portieri mik e sheh atë në rrjetë. Janë sërish matjanët që hidhen në sulm dhe miqtë nga Dibra që mbrohen me të gjitha forcat. Madje në fushë ka debate dhe tension. Në minutën e 40’ Toma, “heroi” i ndeshjes tregon klasin e tij duke lëshuar një “silurë” drejt portës mike, dhe Burreli 2 e Korabi 0. Vetëm dy minuta pas golit kryesori Meta ndëshkon T.Markun me kërton të kuq pas një ndërhyrje “brutale” ndaj sulmuesve matjanë.
Pjesa e dytë rinis përsëri e fortë, e shpejtë, luftarake. Matjanët janë të vendosur ta thellojnë rezultatin, ndërsa dibranët mbrohen fort. Në 50’ është përsëri Toma që ngre peshë vendasit. Gjuan nga një distancë e largët dhe Mëhidri nuk e ndal dot “sferën”. Më pastaj ndeshja rrjedh e qetë, dominohet totalisht nga vendasit. Sakaq skuadra e Korabit bie moralisht e fizikisht. Loja e tyre venitet, nuk ka nerv, nuk ka raste shënimi.
E mërkurë, 09 Dhjetor 2020, ora 13.30, stadiumi “Liri Ballabani” Burrel
Burreli 3
Korabi 0
Shënues: Toma 5’, 40’, 50’
Burreli: Miraka, Danaj, Dedgjonaj, Hasa, Kurbneshi (Rexhepi 81’), Raboshta (Dodaj 83’), Sefgjini, Stana (Takashi 82’), Toma (Zuna 86’), Vecaj (Farruku 88’) Zefi Tr. S.Nikaj
Korabi: Mëhidri, Dida, Lala, Çaço (Reçi 77’), Muça, Mëziu, Çutra, A. Murrja, Joti, T. Marku, Skuka, A. Marku, Xhebrahimi. K. Dalipi
Gjyqtarë: K.Meta, D.Myftari, A. Zalla, Tiranë, K.Prenga Laç
Karton të kuq: T. Marku