Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Matura 2019/ Publikohen datat e provimeve kombëtare

17:53 / January 23, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maturantet provim 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak para larhimit nga posti i ministres, lindita Nikolla ka firmosur udhëzimin për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2018-2019.

Udhëzimi i botuar sot në Fletoren Zyrtare përcakton ditët kur do të bëhen provimet për lundët Gjuhë e huaj, Gjuhë shqipe, Matematikë, nga data 1021 qershor 2019.

UDHËZIMI

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 26 dhe 50, të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të vendimit nr. 1013, datë 10.12.2010 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore”, të ndryshuar, dhe vendimit nr. 67, datë 10.2.2013 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Institutit të Zhvillimit të Arsimit”,

UDHËZOJ:

    1. Provimet kombëtare të arsimit bazë, për vitin shkollor 2018–2019, do të zhvillohen si më poshtë:

    a) Lënda Gjuhë e huaj, më 10 qershor 2019;

    b) Lënda Gjuhë shqipe, më 18 qershor 2019;

    c) Lënda Matematikë, më 21 qershor 2019.

    2. Nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare. Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare, do të zhvillohet më 14 qershor 2019.

    3. Lista e gjuhëve të huaja, që do të jepen si provim i detyruar, janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Testi i gjuhës/ve të huaj/a hartohet në përputhje me gjuhën, e cila, në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

    4. Nxënësit e klasave të 9-ta të seksioneve dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.

    5. Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

    6. Procedurat e hartimit dhe të vlerësimit të testeve përcaktohen në rregulloren për “Procedurat e organizimit dhe të zhvillimit të provimeve kombëtare të arsimit bazë, viti shkollor 2018–2019”.

    7. Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza për provimin në lëndën Gjuhë amtare, përgatitet nga institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar Gjirokastër. Në ditën e provimit, institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar Delvinë dhe Sarandë, tërheqin tezën në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar Gjirokastër.

    8. Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase teza për provimin në lëndën Gjuhë amtare përgatitet nga institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, shoqëruar nga përfaqësuesi i institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar Korçë.

    9. Nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre.

    10. Për Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, drejtoria e këtij instituti tërheq testin nga QSHA-ja një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit brail.

    11. Nxënësi mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë, ka të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

    12. Institucioni përgjegjës për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar monitoron procesin e provimeve kombëtare të arsimit bazë dhe raporton për çdo parregullsi të vërejtur në zhvillimin e tyre.

    13. Arkivimi i testeve të bëhet pranë institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar.

    14. Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikës i institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, merr nga Qendrat e Vlerësimit të Testeve dhe ruan të dhënat e çdo nxënësi, të vlerësuesve të jashtëm dhe të mjediseve ku janë realizuar provimet kombëtare të arsimit bazë. Këto të dhëna dërgohen në QSHA, institucioni përgjegjës për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar dhe MASR.

    15. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, institucioni përgjegjës për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar, institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

Lindita Nikolla

Matura provimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Provimet në Maqedoninë e Veriut do të bëhen edhe në shqip, ministrja Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

16:08 / February 8, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.