Matura Shtetërore nisi sot me testin e Gjuhës së Huaj, ku 36 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit.
Por mesa duket teza ka dalë para se të niste provimi dhe ai që e ka shpërndarë është ish kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, fotot i përkasin provimit në gjimnazin e Kukësit.
Një gjë e tillë, sipas qytetarit dixhital të ish kryeministrit eshte bere nga “drejtoresha e Vjollca Gashi antare e kryesise se PS, vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, ne shkembim te votave, per femijet e nenes parti!”.