Maturanti nga Kukësi u kthye në qendër të vëmendjes pak ditë më parë pasi ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, në mbrëmjen e maturës shkoi i shoqëruar nga e ëma.
Në media e rrjete sociale u publikuan foto ku i riu shfaqej duke hyrë në tapetin e kuq me të ëmën përkrah duke u cilësuar kështu si maturanti më i veçantë. Vetë Sabiti ka folur në lidhje me këtë vendim ndryshe, në emisionin “Ftesë në 5”.
Hatja, mamaja e të riut, shprehet:
I thashë: ‘Mos po bën ndonjë gabim që po më merr? Të gjithë shkojnë me shoqet!’ Por ai më tha: “Jo, dua të shkoj me zemrën teme”.
Ndërsa Sabiti tregoi: Mentaliteti në Kukës nuk është shumë modern dhe nuk preferojnë të bëjnë gjëra si kjo që bëra unë. Të gjithë preferojnë të marrin një partnere të moshës së tyre”.
I riu u shpreh se kishte marrë ftesa nga disa vajza për të shkuar me to në mbrëmjen e maturës, por ai i kishte refuzuar.