Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mazniku: Bashkitë sot janë më të afta për t’u shërbyer qytetarëve

18:44 / December 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arbjan mazniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

10 vite pas miratimit të reformës territoriale qeveria është e bindur se ajo është një reformë e sukseshme. Në emisionin “Vendi Im”, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tregon se sot bashkitë janë më të afta tu shërbejnë qytetarëve.

“Të gjithë treguesit që ne kemi tregojnë që reforma ka qenë një sukses që ka përnirësuar rrënjësisht cilësinë e shërbimeve ndaj qyetarëve dhe cilësinë e jetës së qytetarëve,” deklaroi ministri Mazniku.

Edhe pse opozita e cilëson të dështuar reformën, duke sjellë si argument numrin e të punësuarve i cili është shtuar me rreth 20 mijë krahasuar me vitin 2015, ministri Mazniku thekson se shifrat tregojnë një realitet tjetër.

“Në vitin 2015, 74% e buxhetit të bashkive shkonte për paga, pra në çdo 100 lek 74 lek shkonte për pagat e administratës së bashkisë. Ne sot jemi në nivelin 34 lek për çdo 100 lek. Pra zëri i pagave brenda buxhetit të bashkise zë sot pothuajse gjysmën e kostove që zinte para vitit 2015,” shpjegoi Mazniku.

Në “Vendi Im” Mazniku shpjegon se rritja e pagave në pushtetin vendor ishte e domosdoshme për t’i dhënë zgjidhje problemit të burimeve njerëzore.

“Ne kishim bashki të cilat nuk kishin asnjë arkitekt, nuk kishin asnjë inxhinjer dhe që kishin bërë 10, 15 herë thirrje për të aplikuar dhe nuk kishte aplikuar askush për një pozicion të tillë pune. Se sigurisht pse duhet që një person i cili ka bërë 6 vite shkollë për të qenë inxhinjer ndërtimi dhe i cili kërkohet sot nga tregu privat me pagë 1500, 2000, 2500 euro të punojë për 600 euro në një bashki,” shpjegon ministri Mazniku.

Në vitin 2014 mazhoranca socialiste së bashku me aleatët, LSI e PDIU miratoi reformën tërritoriale e cila reduktoi numrin e njësive vendore nga 373 njësi vendore, (308 komuna dhe 65 bashki) në 61 bashki.

Arbjan Mazniku reforma Vendi Im
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.