Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mazniku prezanton dy nismat: Bashkitë me rol më aktiv, diskutime me përfaqësues të kabinetit qeveritar

18:21 / October 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
462194813 860061922881998 2808247339668854127 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka prezantuar sot dy nisma të rëndësishme gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ. Ai informon se nisma e parë kishte të bënte me disa propozime për ndryshimin e ligjit “Për Bashkëpronësinë”, me qëllim përmirësimin e mënyrës së mirëmbajtjes së ambienteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit.

Sipas propozimit, bashkitë do të kenë një rol më aktiv, duke urdhëruar inspektime të ndërtesave dhe duke vendosur tarifa mirëmbajtjeje nëse bashkëpronarët nuk arrijnë një marrëveshje.

Nisma e dytë vjen pas detyrës së përcaktuar në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë dhe Bashkive në Shkodër, që parashikon krijimin e një platforme online për kryetarët e Bashkive. Mazniku njoftoi se platforma tashmë është gati dhe mbledhja e parë do të zhvillohet së shpejti.

Postimi i plotë

Në Këshillin Konsultativ sot prezantuam dy nisma shumë të rëndësishme për pushtetin vendor. E para është propozimi për ndryshimin e ligjit “Për Bashkëpronësinë”, duke përmirësuar ndjeshëm mënyrën se si duhet të mirëmbahen ambientet e përbashkëta.

Bashkitë do të kenë një rol më aktiv në këtë proces. Kompetenca e tyre do të përfshijë urdhërimin e inspektimit të ndërtesave me iniciativë të vetën. Bashkia mund të caktojë edhe tarifat e mirëmbajtjes nëse bashkëpronarët nuk bien dakord.

Nisma tjetër ishte detyra që u la në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë dhe Bashkive në Shkodër. Lançimi i një platforme ku në mënyrë periodike Kryetarët e Bashkive të diskutojnë online me përfaqësues të kabinetit qeveritar për të bashkërenduar punën mes tyre dhe për të folur mbi problematikat që kërkojnë bashkëpunim midis këtyre dy pushteteve për t’u zgjidhur. Kjo platformë tashmë është gati dhe së shpejti do të zhvillojmë edhe mbledhjen e parë.

Arbjan Mazniku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.