Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku priti në një takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott.
Mazniku dhe Abbott u shprehën për forcimin e bashkëpunimit në çuarjen përpara të projekteve që rrisin impaktin e pushtetit vendor në shërbim të qytetarëve.
”Me përshtypjet e para të tij tejet pozitive e inkurajuese për zhvillimet aq pozitive të vendit tonë, u angazhuam bashkërisht të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin e nisur e të çojmë përpara projekte të reja që rrisin impaktin e pushtetit vendor në shërbim të çdo qytetari si edhe rrisin mirëqenien e zhvillimin ekonomik të zonave me potenciale të mëdha por ende te pashfrytëzuara”, tha ministri Mazniku.



