Performanca e gjatë në skenë i ka shkaktuar një probleme të lëkurës, Adele-s.
Korseja që ka vendosur e kishte djersitur aq shumë sa më vonë ka pasur probleme të mëdha me lëkurën. Një infeksion mykotik nga djersitja.
Këngëtarja 35-vjeçare tregoi në rezidencën e saj “Weekends With Adele” në Las Vegas në Caesars Palace Colosseum se doktori i saj i tha se kishte infeksion mykotik pasi djersitej çdo natë ndërsa performonte nën dritat e nxehta.
“Është pak e papërpunuar, por kurrë nuk e dija se ekzistonte,” tha Adele.