Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shprehet se do të jetë një protestë paqësore dhe qëndrestare. Ndërsa nga ana tjetër demokrati Edi Paloka u shpreh se as nuk do t’i nxisin, por as nuk do t’i ndalojnë qytetarët.
Kryemadhi: Do të jetë protestë paqësore dhe qëndrestare.
Fevziu: Kur thua qëndrestare ku e ke fjalën?
Kryemadhi: Do bëjmë protestë paqësore dhe qëndrstare. Do të jetë protesta më paqësore dhe më e fortë përsa i përket reagimit qytetar. Rama të ikë vetë.
Fevziu: Do jetë në Vlorë në 16 shkurt.
Kryemadhi: E ka “weekend”.
Fevizu: Edhe mund ta ketë se ai pretendon se jeton në një Shqipëri normale, por ju e keni menduar se nëse dështoni i krijoni shumë pasoja opozitës?
Paloka: As nuk do t’i nxisim, por as nuk do t’i ndalojmë qytetarët.
Fevziu: Mbani përgjegjësi po të ketë viktima?
Paloka: Kush t’i dalë përballë qytetarëve do të marrë përgjigjen e merituar.