Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbanin peng një vajzë, arrestohen 2 persona. Në pranga edhe laçiani që përndoqi ish- të dashurën

18:04 / July 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar katër persona, dy persona që ishin në kërkim për pengmarrje dhe dy persona të tjerë për plagosje dhe përndjekje.

Në vijim të punës për kapjen e personave  të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2, u bë e mundur kapja e personave F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimito penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Shtetasit F. M., dhe S. M, iu dorëzuan  Komisariatit  të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, i shtetasit A. Ll., 24 vjeç, banues ne Tiranë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta  në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2. Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici. Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.

Peng
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.