Një 43-vjeçar është arrestuar në Durrës nga policia gjatë një aksioni të koduar “Klienti”, pasi qëndronte në një lokal i armatosur.
I arrestuari SH.Ç. (I) 43 vjeç është person me precedent penal për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Ai u kap në një lokal i armatosur me pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.
43-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe iu sekuestrua arma. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.