Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Mbappe po mësohet me maskën, kthehet titullar të martën

18:24 / June 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbappe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dëmtimit të hundës, në një përplasje me Danso, në ndeshjen kundër Austrisë (fitore 1-0 e Francës), Kylian Mbappé do të duhet të mbajë maskë mbrojtëse kur të kthehet në fushë.

Pavarësisht se nuk ishte një opsion kundër Holandës (0-0), sulmuesi u përdor në një ndeshje kontrolli kundër të rinjve të Paderbornit. Trajneri francez, Didier Deschamps, siguroi se “ylli” i skuadrës së tij po rikuperohet mirë dhe mund të luajë kundër Polonisë.

“A do të startojë Mbappé kundër Polonisë, të martën? Ne do ta bëjmë këtë në kohën e duhur. Gjithçka po shkon mirë, po e merr veten nga tronditja, mavijosja do pakësohet dita-ditës, do të mësohet me maskën që i ndryshon pak shikimin. Ai po rikuperohet mirë”, garantoi Deschamps, duke folur për Téléfoot, këtë të diel.

Rregullat e UEFA-s e pengojnë sulmuesin të mbajë maskën që përdori këtë të enjte në stërvitjen e “Les Bleus”.

Shoku i ardhshëm i Mbappe-së te Reali i Madridit, Aurélien Tchouaméni, gjithashtu deklaroi se kapiteni i skuadrës franceze po mësohet me mbrojtjen e fytyrës:

“Mendoj se ai dëshiron të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Polonisë. Maska? Po mësohet me të. Ndoshta do të dëshirojë të luajë pa të, por doktori nuk do t’ia japë atë mundësi. Kur ai është në fushë, na sjell shumë gjëra të mira.”

Franca luan ndeshjen e tretë në fazën e grupeve të Euro 2024 të martën e ardhshme, kundër Polonisë, në Dortmund. Ndeshja është planifikuar të fillojë në orën 16:00.

maska mbappe ndeshja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026

Partizani mund në shtëpi Flamurtarin dhe hedh sytë nga “Final 4”

19:06 / December 13, 2025

FSHF anuloi ndeshjen, lojtarët e Skënderbeut ikin nga stadiumi

15:14 / December 3, 2025

Ndërpritet ndeshja, tifozi korçar ndihet keq

18:13 / November 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.