Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbaron “muaji i mjaltit” për opozitën, Duka e Mediu nuk mendojnë si Basha

21:04 / April 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha aleatet compressor 1000x600 compressor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në situatën ku është aktualisht politika shqiptare, dy aleatët e partisë demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka mendojnë se përtej çdo gjëje tjetër më e rëndësishmja është që palët të ulen të gjejnë një marrëveshje.

Në këto kushte për Mediun dhe Dukën, bashkëpunimi për kodin zgjedhor nuk do të kishte asnjë vlerë në momentin që nuk ka një vullnet politik, për të ndalur shit-blerjen e votës.

Kreu i republikanëve dhe ai i agrarëve megjithëse thonë se palët duhet të gjejnë një marrëveshje, janë të vendosur për të mos u tërhequr nga kushti i tyre për largimin e kryeministrit edi rama dhe krijimin e një qeverie pa të. Fatmir Mediu kërkon nga opozita që jo thjesht të evidentojë problematikat por dhe të japë zgjidhje. Ndërsa kreu i PAA, Duka i pyetur për mundësine e kandidimit të tij për bashkinë e Durrësit, e le të hapur si mundësi.

Teksa janë të vendosur në kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama, dy aletatët e partisë demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka thonë se palët duhe të ulen dhe të gjejnë një marrëveshje.

Megjithatë, asnjëri nga aleatët e Bashës nuk shpjegoi se nëse kërkojnë që kryeministri të largohet dhe të mos jetë pjesë e marrëveshjes mes palëve, me kë do firmosë opozita, pasi Rama është kreu i PS, pra i palës tjetër.

Megjithatë Mediu dhe Duka thonë se pas arritjes së një marrëveshje thonë ata mund të flitet për ndryshime në kodin zgjedhor.  Për dy aleatët e selisë blu, vullneti politik është shumë më i rëndësishëm sesa disa ndryshime ligjore.

duka mediu mendojne ndryshe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.