Me bori janë pritur mbrëmjen e djeshme kamionët që kishin të ngarkuar materialet që nevojiten për ndërtimin e aeroporti të Vlorës. Në fshatin Akërni të Vlorës kamionët me targa Kosove kanë qenë ngarkuar me konteiner te cilët janë parkuar në fushën ku do te nisin punimet.
Në pamjet e ndara nga ‘Top Channel’, shihet që kamionët me materiale për ndërtimin e aeroportit janë pritur nga banorët me boria makinash, si shenjë gëzimi për nga ku pritet që të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar në këtë qytet.