Mbërrin i ftohti Siberian në Shqipëri. Duke filluar nga mbrëmja e sotme, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme. Dita e premte do të jetë dhe dita më e ftohtë e këtij muaji duke e zbritur termometrin në -13 gradë celsius në zonat malore dhe në -9 gradë në kryeqytet.
Ndërkohë dita e sotme do të sjellë shira në Tiranë si dhe reshje dëbore në zonat malore.
Ndërkohë që javën e ardhshme temperaturat pritet të pësojnë një ngritje të lehtë, por ditën e premte priten reshje dëbore në të gjithë vendin, madje edhe në kryeqytet.
Nuk raportohen ende rrugë të bllokuara në qarqet e veriut të vendit, Dibër, Kukës e Shkodër. Ndërkohë subjektet që kanë marrë përsipër mirëmbajtjen e rrugëve kanë marrë masa për të nxjerrë mjetet dhe fuqinë punëtore në terren, për të larguar borën dhe për të hedhur kripë e skorie. / P. Hasa /