Ish-zv.presidenti amerikan, Mike Pence ka mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në Shqipëri.
Ai ka vizituar disidentët iranianë në Manzë të Durrësit, aty ku ndodhet kampi ASHRAF 3 i muxhahedinëve.
Të pranishëm janë kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ai demokrat Enkelejd Alibeaj, si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe deputetë nga të gjitha forcat parlamentare.
Politikani amerikan do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Në muajin maj të këtij viti, Shqipëria u vizitua edhe nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Vijon…