Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbi 1 mln € nga shoqëria ku ishte përfaqësuese ligjore në xhepat e saj! Arrestohet një grua në Tiranë

10:01 / December 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 51
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës, ka vendosur sot, 3 dhjetor, masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen E.D., e akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, E.D. në vitin 2013, si përfaqësuese ligjore e shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, ka transferuar në mënyrë të paligjshme të gjitha pasuritë e paluajtshme të shoqërisë, toka dhe ndërtesa, tek një tjetër kompani, e cila në atë kohë i përkiste 100% asaj.

Pas transferimit të pasurive, E.D. ka zhvendosur pronësinë e kuotave të kompanisë në fjalë për të fshehur origjinën e paligjshme të kapitalit.

Pasuritë e paluajtshme janë shfrytëzuar për qira dhe shitje, duke sjellë përfitime që shkojnë në më shumë se 1 milion euro, ndërsa aksionarët e tjerë të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02”, kryesisht pensionistë dhe ish-punonjës, janë përjashtuar nga këto përfitime.

“Pasuritë e paluajtshme të transferuara në mënyrë të paligjshme tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, janë dhënë me qira duke realizuar të ardhura të larta, një pjesë e tyre janë shitur në vlerën 1,000,000 Euro ndërsa me kontratën e sipërmarrjes të datës 18.12.2019, pasuria me nr.2/2337( transferuar në mënyrë të paligjshme) ndodhur në Rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, me sipërfaqe totale 5989 m2, nga të cilat ndërtesë me sipërfaqe 1375 m2 është dhënë për ndërtimin e objektit shumëkatësh multifunksional mbi sipërfaqen prej 12,201,36 m2.

Në këmbim të pasurisë të përshkruar më sipër, porositësi do të përfitojë në objektin shumëkatësh multifunksional të ndërtuar nga Sipërmarrësi 35% të sipërfaqes ndërtimore korresponduese të sipërfaqes prej 5989 m2″, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Transferimi i pasurive është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, por edhe përmes akteve të tjera të paligjshme, me qëllim dëmtimin e interesave të aksionarëve në minorancë.

arrestohet grua përfaqësuese ligjore shoqëria Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.