10,749 civilë janë vrarë dhe 15,599 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt të vitit të kaluar. Sipas autoriteteve ukrainase numri i viktimave përfshin 499 fëmijë.
Më 7 korrik, OKB-ja raportoi se kishte konfirmuar vdekjen e “më shumë se 9,000 civilëve, duke përfshirë mbi 500 fëmijë”, por numri real pritet të jetë më i lartë.
Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë shkatërruar pothuajse 15 dronë kamikaze të tipit Shahed gjatë një sulmi rus në Kiev. Kjo u raportua nga kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Serhiy Popka.