Mbi 100 milionë biseda të kriptuara mes bosave mafiozë shqiptarë, kamorristë, ndranghetistë, broker e kapo të kartelave më të mëdha të narkotrafikut botëror, janë marrë nën hetim nga Prokurorët e Antimafias italiane e pritet që analizimi i tyre të zbardhë skemën e menaxhimit të rrugëtimit të kokainës, heroinës, marijuanës e hashashit në Europë, si dhe aferat e biznesit të saj milioner, që pjestohet mes bosave shqiptare, Kamorrës napoletane, Ndranghetas e narkotrafikantëve amerikano-jugorë.
Është ky një megahetim i nisur nga Europol e që po analizaohet nën kujdesin e Kryeprokurorit të mafias italiane Giovanni Melillo, si dhe nga disa ekipe analistësh të antikrimit e nga ekspertë të sistemit të drejtësisë që u duhet të përballen me normativën e përdorimit të sistemeve të kriptuara për qëllime investigimi.
Hetim që dokumenton lidhjet e trafikut të kokainës mes klanit kamorrist të Secondigliano, i konsideruar nga më të fuqishmit e mafias napoletane e mafias shqiptare.
Ky fakt është zbardhur nga mbi 100 milionë chat-e të kriptuar, biseda të zhvilluara në sistemet Skyecc e Encrochat e të analizuara nga ekspertët e informatikës së Europol e që zbulojnë lidhjet e bosit mafioz të
Secondiglianos me mafian shqiptare e me grupet kriminale narkotrafikante shqiptare e të huaja në Holandë, Belgjikë e Francë.
Hetimet e nisura në mars të 2021 kanë zbardhur bisedat e kriptuara mes grupeve kriminale narkotrafikante shqiptare, kartelave më të rëndësishme internacionale të drogës e lidhjeve të tyre me klanin e Secondiglianos e bosin Rafaele Imperiale.
Investiguesit francezë, gjatë ditëve të fundit kanë përcjellë dosjet investigative të Antimafias italiane, e cila ka ngritur ekipe ekspertësh analistë të krimit që për llogari të Antimafias së Napolit po zbardhin skemat e celulat e këtij rrjeti narkotrarfikantësh.
Një pjesë e bisedave të kriptuara i janë përcjellë dhe Antimafias së Romës e cila po heton mbi klanet kriminale mafioze shqiptare e ndihmuar nga Drejtoria Qëndrore e Antimafias e një pjesë tjetër e Antimafias kalabreze.
Deri më tani janë zbardhur vetëm një fetë e bashkëbisedimeve të kriptuara, lidhjet disa palëshe me kartelat kryesore të narkotrafikut botëror të drogës, shtrirja apo degëzimi i disa prej klaneve kriminale shqiptare me veprim në Itali e Europë, si dhe emra profesionistësh të krimit e brocker që në Skyecc e Encrochat përdornin nickname, pra emra të koduar.
E pikërisht këtu qëndron dhe ështirësia e investiguesve italianë, që përmes profileve komunikuese në këto sisteme, zërit të bashkëbiseduesve, ditëlindjeve të tyre, gjuhës komunikuese, të arrijnë në zbardhjen e identitetit të vërtetë të narkotrafikantëve, brokerëve e bosave mafiozë.
Vetëm në sistemin Skyecc kanë ndërvepruar rreth 170 mijë utentë.
Gjithçka që po hetohet e është zbardhur deri më sot, është në vëmendjen e veçantë të Kryprokurorit të Antimafias Italiane Giovanni Melillo, por dhe autoriteteve të sistemit gjuhësor, pasi përdorimi i të dhënave të kriptuar është një proces drejtësie delikat.
Kjo sasi e madhe bisedash të kriptuara janë sikur disa mafiozë e narkotrafikantë të kenë vendosur të bashkëpunojnë me dejtësinë italiane e të rrëfejnë sekretet e biznesit të narkotrafikut kamorrist, ndranghetistë me narkotrafikantët kolumbianë, shqiptarë dhe kartelat më kriminale të botës.
Raffaele Imperiali, 48 vjeç konsiderohet një nga trafikantët më të mëdhenj të kokainës, broker ndëkombëtar i drogës, bosi i klanit Secondigliano e me lidhje të forta me kartelat narkotrafikante në Amerikën e Jugut, në Spanjë, Afrikë e Arabi.
I arrestuar në Dubai më 4 gusht 2021 është ekstraduar në Itali në mars të këtij viti e njihet ndryshe si zotëria Van Gogh sepse gjatë arrestimit iu gjetën dy piktura të Van Gogh të grabitura në muzeun e Amsterdamit.
Sipas raportit të fundit të Antidrogës Italiane në Kolumbia ku dhe bosi kamorrist Rafaele Imperiale kishte lidhjet e tij më të forta, mafia kalabreze Ndrangheta, mafia shqiptare, kartela meksikane e ato braziliane të Primeiro Comando d Capital, janë ndërmjetësit kryesorë me kartelat kolumbiane për trafikun e kokainës.
Por shënon reporti i Antidrogës Italiane në Kolumbi janë identifikuar dhe celula kamorriste edhe pse jo aq të strukturuara sesa ato të përmendura më sipër.
E bosi kamorrist Rafaele Imperiali ishte një to e siç zbardh dhe hetimi i fundit i operacionit të ekzekutuar pak orë më parë nga Antimafia e Reggio Calabrias me arrestimin e 35 personave.
Bisedat e përgjuara zbardhën bashkëpunimin e Kamorrës me Ndranghetën për trafikun e bananeve nga Kolumbia e bosi kamorrist Rafaelle Imperiale në bisdën më ndranghetistin Bartolo Bruzzaniti koordinohen për trafikimin e 12.13 milionë euro kokainë.
“Çfarë mund të ndodh nëse doganierët e ndershëm kontrollojnë kontejnerin me banane?”, pyet Imperiale, “e çdo ndodh do t’i garantojmë një pension të artë funksionarëve të doganës” përgjigjet ndranghetisti Bartolo Bruzzaniti.
Nga bisedat e përgjuara nga ky bashkëpunim zbardhen tre probleme që u duhen të zgjidhin; një port të sigurt për të zbarkuar kontejnerin me drogë, korruptimi i fuksionarëve të doganës e gjetja e personave të duhur që brenda kontejnerëve të pozicionojnë pakot me drogë.
Në një bisedë tjetër të përgjuar më 21 shkurt 2021, Rafaele Imperiali pohon se “brenda këtij viti, pra më 2021 duhet të trafikojnë të paktën 30 tonë kokainë e më pas mund të dal i qetë në “pension”.
Mbi 100 milionë chat-e të kriptuara do të mund të zbardhin vite e vite histori kriminale të trafikut të drogës mes Amerikës së Jugut e Europës, përmes mafias italiane, karteleve internacionale të narkotrafikut e mafias shqiptare, por dhe afera korruptive që kanë favorizuar këtë rreth kriminal miliardarë.