Numri i viktimave nga tërmetet shkatërrimtare të së hënës në Turqi dhe Siri ka kaluar 11 mijë. Shifrat zyrtare të autoriteteve të të dy vendeve tregojnë se saktësisht deri tani janë konfirmuar 11104 persona që kanë ndërruar jetë.
Në Turqi, numri i viktimave është rritur në mbi 8500, ndërsa 50 mijë të tjerë raportohet të kenë mbetur të plagosur. Shifrat i konfirmoi Presidenti Recep Tayyip Erdogan të mërkurën, pasi vizitoi zonat e prekura.
Në Siri, të paktën 2500 persona kanë vdekur si pasojë e tërmeteve. Shifrat konfirmohen nga autoritetet zyrtare por edhe nga rebelët që kontrollojnë një pjesë të territorit atje.