Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mbi 1500 prostituta në Tiranë”, eksperti: Po vijnë vajza nga e gjithë bota

14:25 / September 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prostituta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitet ’90 Shqipëria ishte eksportuese e femrave për prostituim drejt vendeve të BE-së, sot ky aktivitet kriminal po zhvillohet në vendin tonë dhe shifrat janë vërtet alarmante. Janë mbi 1500 vajza që kryejnë këtë shërbim vetëm në kryeqytet. Të dhënat u bënë publike në Dita Jonë nga eksperti Faik Basha. Sipas tij një nga shkaqet kryesore për rritjen e këtij aktiviteti kriminal është rritja e turizmit, ku të njëjtat grupe kriminale organizojnë këtë aktivitet. Eksperti tha se ka faqe që promovojnë këtë shërbimi dhe vetëm për t’u regjistruar në to kërkohen 30 euro.

“Faqet që promovojnë femrat eskortë kanë përshkrim në detaje të aktiviteteve dhe të vajzës dhe mund të lësh përshtypje dhe të votosh. Kanë kërkuar inxhinierë dhe staf të trajnuar. Është një grup që menaxhon këtë aktivitet. Vetëm regjistrimi në këtë faqe pa asnjë shërbim kërkon 30 euro. Kemi të bëjmë me numër bankar e faqe të strukturuar”.

Ai thotë se kanë ngritur shqetësimin për mbështetje ndaj policisë, pasi krimi është sofistikuar. “Ne kemi ngritur shqetësimin e strukturave të sigurisë që kanë çeduar kohët e fundit, krimi është sofistikuar ka ngritur struktura bashkëkohore me teknologji të fundit. Duhet të rriten kapacitete e policisë se IT kërkon ekspertë që është e vështirë t’i gjesh e afrosh në këto struktura. Shqetësimi që kam ngritur është mbështetje e strukturave që të ofrohen burime njerëzore të vlefshme e të specializuar”, tha Basha në A2.

Sipas tij, Shqipëria ka arritur nivele më ta larta se vendet e rajonit dhe krahasohet me Belgjikën dhe vendet e zhvilluara të Europës. Kujtojmë se dy ditë më parë policia e kryeqytetit vuri në pranga dy tutorë një ukrainase dhe ruse të cilat reklamonin shtetase të huaja në “Escort Tirana” dhe i shfrytëzonin për prostitucion, ndërsa ka nisur procedimin penal për 11 prostituta.

eskorte prostituta në Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.