Numri i të vdekurve pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në rreth 23 mijë.
Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, deklaroi më herët se hetimet gjyqësore kanë filluar për ndërtuesit në rajonet e prekura nga tërmeti vdekjeprurës i së hënës, sipas medias shtetërore turke Anadolu.
“Zyrat tona të kryeprokurorëve publikë filluan kudo hetimet e tyre gjyqësore në lidhje me këto ngjarje”, tha Bozdag gjatë një konference për shtyp.
Bozdag tha se 206 prokurorë publikë janë emëruar nga Këshilli i Gjykatësve dhe Prokurorëve të vendit për të menaxhuar proceset gjyqësore në zonat e goditura nga tërmeti, raportoi Anadolu.
Bozdag tha gjithashtu se po merren masat e nevojshme për të arrestuar personat përgjegjës dhe për të vendosur një ndalim të udhëtimit të tyre ndërkombëtar.
Inxhinieri strukturor i USGS-së, Kishor Jaisëal tha për CNN të martën se Turqia ka përjetuar tërmete të rëndësishme në të kaluarën, duke përfshirë një tërmet në vitin 1999 që goditi Turqinë jugperëndimore dhe vrau më shumë se 14 mijë njerëz.