Më shumë se 30 tonë drogë me vlerë mbi 3 miliardë euro u kapën në Holandë, Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Agjencia e krimit të Bashkimit Evropian konfirmoi se një kartel që furnizonte një të tretën e kokainës në Evropë më në fund është shkatërruar. Sakaq, në total janë arrestuar 49 të dyshuar, në vende si Holandë, Francë dhe Dubai.
Operacioni ndërkombëtar sekuestroi gjithashtu supermakina të bandës, vila luksoze si dhe shuma të mëdha parash.
Policia spanjolle tha se lideri i organizatës është një “shtetas britanik”, i cili u largua nga baza e tij e mëparshme në Costa del Sol për në Dubai, ku është vendosur grupi i krimit të organizuar Kinahan, pas një tentative rrëmbimi. Më pas, bëhet me dije se ai u arrestua në Dubai.
Pamjet e publikuara nga Garda Civile sot treguan oficerë të armatosur rëndë që hynë me forcë në pallate ku bënë disa nga arrestimet.