Kryeministri Edi Rama: Përpara pak kohësh isha në Jordani, një vend me numër të lartë refugjatësh, një vend jo me pasuri të krahasueshme me vendet e tjera rreth e rrotull dhe njëri nga tre vendet më të sigurta në botë. Dhe kur fola me disa prej përfaqësuesve të lartë të vendit në lidhje me sigurinë, fjala e përbashkët ishte Smart City me teknologji nga Abu Dhabi. Ky nuk është projekt kamerash, as projekt mbikëqyrjeje me kamera dhe mbikëqyrjeje e trupave të policisë përmes leximit të kamerës, kur del nevoja. Ky është projekt, që në sekondën kur vihet në jetë, rrit kapacitetin policor në kohë reale. Projekti i jep Policisë së Shtetit një sy magjik, për të parë në kohë reale gjithë territorin e interesit. Është projekt që ndihmon për të pasur një kryeinspektor të territorit, që i ka sytë gjithandej. Shkelësi do të identifikohet në kohë reale.
Postime te ngjashme
Add A Comment
