Fushata e ripyllëzimit të zonave të mbrojtura ka nisur nga Lezha. Mbi 5 mijë pemë janë mbjellë në lagunën e Kunë-Vainit, të cilat sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi do t`I sjellin jo vetëm bukuri, por edhe do të sigurojnë një mbrojtje ekologjike.
Blendi Klosi tha gjatë taskimit: “Mblodhëm 3 ha me pisha në këtë zonë, për t’i krijuar një mbrojtje ekologjike lagunës, po ashtu për ti shtuar edhe shumë vlera nëpërmjet mbjelljes së pemëve”.
Specialisti i mjedisit Jak Gjini ka treguar se bimët autoktone që po mbidhen do të pengojnë avancimin e erozionit në lagunë. Deri më tani në Kunë-Vainit janë realizuar 3 ndërhyrje me investime.