Para se të niste fushatën elektorale, kryeministri Edi Rama u dërgoi një letër të 61 kryetarëve të bashkive në vend ku u kërkonte që një pjesë të parave të fushatës elektorale t’i përdornin për të mbjellë pemë në territorin e tyre. Sot është publikuar edhe përgjigjia e kryebashkiakut të Shkodrës Bardh Spahia, që është kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në letrën e publikuar, ai ka vënë në dispozicion drejtoreshën e mjedisit dhe Pyjeve Aida Shllaku për t’u marrë me këtë çështje. Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i kërkohej bashkëpunim në përcaktimin e territorit se ku do të mbillen këto pemë.

