Sali Berisha ka paralajmëruar para protestës që do mbahet tek Kryesia e Kuvendit ku Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, se ky është fillimi i betejës pa kthim. Po ashtu ish-kryeministri Berisha bëri me dije se nuk do të jetë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, atjke ku do të diskutohet kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e tij.
“Jam sot këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj në çdo skaj të vendit. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb sundimit të Edi Ramës të bazuara në krimin drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Sot çdo demokrat i vërtetë ndihej luftëtar i lirisë, i betuar për shembjen e narkodiktaturës, shembjen e regjimit, i cili u grabit votën shqiptarëve, i cili u kontrollon vullnetin shqiptarëve, vjedh ata si kurrë ndonjëherë në histori, për shembjen e regjimit i cili asgjësoi parlamentin pluralist, duke iu mohuar opozoitës të drejtat kushtetuese, shembjen e regjimit më armiqësor që shqiptarët kanë patur”.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas tij me regjimin e Ramës do të shfaroset kombi ynë. “Sot të dhënat e fundit tregojnë se numri i shqiptarëve në Shqipëri është jo më shumë se një milionë e gjysmë banorë. Në rast se vazhdojmë me Ramën ne do të firmosim symbyllurazi shfarosjen tonë”.
Për mbledhjen e sotme të Këshilit të Mandateve, Sali Berisha tregoi pse nuk do të marrë pjesë, ku edhe hodhi akuza për drejtësinë në vend. ”Larot e Ramës, paraqiten në komisionin e mandateve të parlamentit, pasi kanë kryer pucin kushtetues.Sot këta prokurorë paraqiten në parlament pasi kanë rishkruar në zyrat e tyre me urdhër politik kushtetutën e vendit. Paraqiten në parlament Pasi i kanë hequr parlamentit kompetencën kushtetuese për heqjen e lirisë së deputetit. Iu adresuam GJK jo për Sali Berishën, por për të mbrojtur pushtetin e parlamentit. Imuniteti nuk është mbrojtje për deputetin, por për parlamentin dhe funksionimin e tij. Për ti treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë. Edi Rama dhe larot e tij vrapuan drejt parlamentin për ti kërkuar zëvëndësimin e masave anti kushtetuese që kanë dhënë ndaj meje, me masa më të rënda arrest me burg ose arrest shtëpie, ky është një poshtërim i parlamentit, është shpallja e tij një zyrë legalizimi i veprimeve të paligjshme. Nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komisioni. Të pranoja atë poshtërim”, tha Berisha.